SPORT, 24 Shkurt 2022, 17:26

Fton në Shqipëri dy shokët e tij ukrainas, mediat greke i bëjnë jehonë gjestit të ish-mbrojtësit të kombëtares

Fton në Shqipëri dy shokët e tij ukrainas, mediat greke i

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka bërë një veprim mjaft human nga ana e tij në këtë kohë lufte mes Rusisë dhe Ukrainës.

Me anë të një postimi në Instagram, Lila i ka bërë një thirrje ish-shokëve të tij të ekipit, Vladislav Naumets dhe Orest Kuzik, të cilët janë nga Ukraina.

Ai i ka ftuar në Shqipëri bashkë me familjet e tyre, që të mund të strehohen në vendin tonë deri sa gjendja të mund të qetësohet.

Ky gjest nga ana e Lilës ka shkaktuar dhe një jehonë në mediat greke, e cila ka marrë një vëmendje të madhe nga ana e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andi Lila (@andilila)