TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria dhe futbolli shqiptar do të jenë sërish në qendër të mediave dhe botës së futbollit europian ditën e premte. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, pasi nesër, në ambientet e selisë së UEFA-s në Zvicër do të hidhet shorti i fazës së 1/8 i së këtij kompeticioni.
Në tetë ndeshjet që do të zhvillohen mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër, pas ekipeve që janë kualifikuar tashmë për në fazën e 1/8.
I pranishëm në shortin e ditës së nesërme do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili do të ndjekë nga afër këtë ceremoni dhe së bashku me përfaqësues të UEFA-s do të tërheqë goglat për të përcaktuar çiftet e fazës së 1/8.
Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, Altin Lala ndihet krenar për mundësinë e dhënë, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, teksa shpreson se Federata dhe shteti shqiptar do t’ia kthejnë në të njëjtën monedhë vlerësimin UEFA-s, me një organizim perfekt. Ai gjithashtu vlerëson stadiumin “Air Albania” ndërsa vlerëson edhe kontributin e Presidentit Duka në futbollin shqiptar.
Ndjesia që do jem pjesë e shortit? – “Për faktin që është finalja e parë e një aktiviteti kaq madhor për Shqipërinë, natyrisht që ndihem edhe unë krenar që marr pjesë në këtë short dhe të jem i ftuar nga UEFA.
Është e jashtëzakonshme për mua dhe shpresoj që edhe ne si Federatë, si shtet, si komb, ta justifikojmë këtë finale duke i bërë organizimin e mirë dhe mikëpritjen, që në fakt është virtyti ynë. Besoj se do jetë një festë shumë e bukur!
Nuk do e kishim menduar më parë që do kishim fatin që në Shqipëri të zhvillohej një ndeshje e këtyre përmasave. Kjo tregon edhe punën që Federata ka bërë ndër vite dhe vlerësimin që UEFA i ka bërë FSHF-së, duke i besuar zhvillimin e kësaj finaleje.
Gjithashtu edhe stadiumi, që është shumë i bukur. Unë kam luajtur në shumë vende, por stadiumi në Tiranë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Këto punë të mira që janë bërë nga Federata na bëjnë edhe ne krenarë kudo nëpër botë.
Personalisht, i jap vlerësimet e mia FSHF-së dhe sigurisht Presidentit Duka që ka shumë merita në të gjithë punën që e bërë për shumë vite. E falënderoj nga ana ime për kontributin e tij në futbollin shqiptar” – tha Lala për fshf.org.