SPORT, 23 Shkurt 2022, 20:40

Statistikat / Formacioni më golashënues i Ligës së Kampioneve

Statistikat / Formacioni më golashënues i Ligës së

Goli është pika kyçe e çdo ndeshje futbolli dhe për të fituar Ligën e Kampioneve, një nga turnetë më të vështirë për klube në botë, duhen gola nga të gjithë lojtarët. Për këtë arsye, edhe portali “Transfermarkt” ka përpiluar formacionin ideal të golashënuesve më të mirë për çdo pozicion në fushën e lojës.

Sigurisht tre golashënuesit më të mëdhenj të historisë janë sulmues dhe bëhet fjalë për Ronaldo, Mesi dhe Levandovski, përkatësisht me 140, 125 dhe 80 gola.

Në mesfushë është Tomas Myler me 50 gola, bashkë me Kakë i cili ka shënuar 30, si dhe Skols, i cili ka shënuar 24 gola duke luajtur me fanellën e Mançester Junajtid.

Për ata që luajnë në mbrojtje ka më pak gola të shënuar por gjithsesi shifrat janë mbresëlënëse, me Roberto Karlos e Pikë të cilët kanë shënuar nga 16 gola duke qenë lojtarët e prapavijës më të suksesshëm. Serxhio Ramos i ndjek me një gol më pak, ndërsa katërshen e plotëson Dani Alvesh me 12 gola. Ndërkohë, në portë është një portier golashënues, Hans Jorg But i cili ka shënuar 3 herë në turne, me tre klube të ndryshme: Hamburg, Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih. Por për fatin e tij të keq, është i vetmi i këtij rreshtimi i cili nuk ka fituar asnjëherë Ligën e Kampioneve në karrierë.

Statistikat / Formacioni më golashënues i Ligës së