TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranës. MSH shprehet se në spital është një adoleshent, një gazetare dhe një efektiv. Gjendja e tyre është stabël.
Në njoftim theksohet se është përhapur një informacion i rremë sikur ka humbur jetën një 14-vjeçar. Saktësohet se lajmi është tërësisht i rremë e nuk ka asgjë të vërtetë.
Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:
Një efektiv policie
Një minoren (15 vjeç)
Një përfaqësuese e medias,
Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.
Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik.