TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në La Liga me ekipin e Majorkës. Sulmuesi i kombëtares kosovare ka shënuar golin e vetëm për ekipin e tij në sfidën ku Betis fitoi me rezultatin 2-1.
Të parët në avantazh kaluan vendasit me anë të Moreno në minutën e 25-të të takimit. Ndërkohë që Muriqi kërkoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës, por në një rast u ndal edhe nga shtylla.
Megjithatë, gjithçka u vendos në baraspeshë po nga Muriqi në minutën e 75-të të takimit.
Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi mjaft mirë një harkim nga e majta në zonë dhe goditja e tij me kokë u ndal vetëm nga rrjeta. Megjithatë, vetëm tetë minuta zgjati baraspesha në këtë takim pasi Betis kaloi sërish në avantaz.
Gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh në minutën e 83-të, i cili u shndërua në gol nga Willian Jose. Në pjesën e mbetur të takimit, Betis u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe ia doli mjaft mirë duke dalë nga kjo ndeshje me tri pikët.
Për sa i përket Muriqit, ky është goli i dytë në tri ndeshje në La Liga.