SPORT, 20 Shkurt 2022, 18:14

Autokritikë e Bajernit me Levandovskin, goleadë ndaj Greuther Furth

Autokritikë e Bajernit me Levandovskin, goleadë ndaj Greuther Furth

Bajerni rikthehet më në fund te fitorja pas dy përballjeve resht pa një të tillë, në Bundesligë dhe në Champions, duke mundur me rezultatin 4-1 reuther Furthin.

Sfida filloi më mirë për miqtë, të cilët në fundin e pjesës së parë kaluan në avantazh me një super gol nga goditja e dënimit, kur Hrgota i dha epërsinë në të 43'.

Pjesa e dytë më pas foli për djemtë e drejtuar nga Nagelsman, të cilët shënuan plotë katër herë në portën e skuadrës të sapo ngjitur në Bundesligë, me Levandovskin që shënoi dy gola. Griesbeck (autogol 61’ dhe Choupo-Moting 90+1’ kompletuan fitoren 4-1.

Kështu Bajerni vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, duke i hedhur sytë në sfidën tjetër midis Dortmundit dhe Mëshengladbahut.