SPORT, 20 Shkurt 2022, 20:08

Seria A/ Interi zhgënjen me Sasuolon, zikaltërit surprizohen në shtëpi

Seria A/ Interi zhgënjen me Sasuolon, zikaltërit surprizohen në

Interi pësoi njjë tjetër rezultat negativ këtë javë, kësaj radhe përballë Sasuolos në “San Siro”, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në krye të tabelës.

Miqtë dominuan të gjithë pjesën e parë, duke kaluar në avantazh dy herë me Raspadorin (8') dhe Skamakën (26').

Interi u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por mbrojtja mike ishte e organizuar shumë mirë dhe nuk i la hapësira zikaltërve.

Kështu Interi vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në kampionat dhe shpresa për t’u kthyer te kreu është ndeshja e mbetur me Bolonjën.