SPORT, 20 Shkurt 2022, 18:39

Emocione dhe shumë gola në Lids, por në fund feston Mançester Junajtid

Emocione dhe shumë gola në Lids, por në fund feston

Një ndeshje fantastike është zhvilluar në “Ellan Road” midis Lidsit dhe Mançester Junajtid, kur në fund “djajtë” arritën të triumfonin me shifrat 2-4.

Sfida filloi mirë për të besuarit e Rangnik, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë, me anë të Meguajër 34’ dhe Fernandes 45+5’,.

Me fillimin e pjesës së dytë, ekipi Bielsës shënoi dy gola për dy minuta (Rodrigo 53’ dhe Rafinja 54’), për të barazuar përkohësisht sfidën. Ata që vulosën këtë takim në fund ishin Fred (70’) dhe Elenga (89’).

Pas kësaj fitore, Mançester Junajtid vazhdon të qëndrojë në zonën “Champions”, ndërkohë që Lids ende rrezikon për të rënë nga kategoria.