SPORT, 20 Shkurt 2022, 18:55

Teuta fiton në momentin e duhur, Dinamo në krizë totale

Teuta fiton në momentin e duhur, Dinamo në krizë totale

Teuta i ka dhënë fund serisë prej dy humbjesh radhazi, duke mundur sot minimalisht 1-0 Dinamon, teksa zhyt edhe më thellë këtë të fundit në luftën për mbijetesë.

Durrsakët u treguan cinikë, teksa gjetën golin e avantazhit shpejt me anë të Vilës dhe më pas menaxhuan mirë këtë rezultat duke u munduar që të ndalnin ofensivën dinamovite.

Kryeqytetasit sulmuan me forca të shumta dhe iu afruan shumë shpesh golit, por protagonisti në katërkëndorin e durrsakëve u bë i riu 17-vjeçar Dema.

Në debutimin e tij në elitë, ai bëri pritje të njëpasnjëshme duke ndaluar edhe gola të sigurt, për të ruajtur këtë fitore që ndihmon ekipin të largohet nga zona e ftohtë e renditjes.