TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se Barcelona ka gjetur sulmuesin që dëshironte. Aubameyang shënoi dy gola në fitoren 1-4 të Barçës në fushën e Valencias. Një fitore me shumë vlera, teksa katalanasit rimarrin vendin e katërt në La Liga.
Katalanasit mbyllin një pjesë të parë model në fushën andaluze 0-3, ku veç dy golave të ish-kapitenit të Arsenalit, Aubameyang, është edhe ai i Frenkie de Jong që nga Xavi shihet si lojtari i të tashmes dhe të ardhmes së Barcelonës.
Herën e fundit në "Mestalla" kishte shënuar tre gola dhe duket se ky stadium sjell mirë për Pierre Aubameyang, që sot ishte i papërmbajtshëm ndaj Valencias. Nga fanella e Arsenalit tek ajo e Barcelonës, muzika nuk ndryshon për gabonezin.
Soler ngushtoi në 1-3, duke rihapur në një farë mënyre takimin, por Pedri dhjetë minuta më pas çon shifrat në 1-4 dhe në fushë pastaj Barcelona vetëm qarkullon topin, ashtu si në kohët e vjetra.