TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Borusia Dortmund arriti një fitore spektakolare brenda në shtëpi përballë Borusia Mënshengladbahut, me rezultatin e thellë 6-0 dhe duke mbajtur akoma të hapur garën për titull.
Ai që spikati më shumë këtë ndeshje ishte padyshim kapiteni i verdhezinjve, Marko Rojs, i cili realizoi dy gola (26’ dhe 81’,) dhe shërbeu tre asiste. Golat e tjerë u shënuan nga Malen 32’, Volf 70’, Moukoko 74’, dhe Çan (me penallti) 90+1’.
Me këtë fitore, Dortmund vazhdon të ruaj distancën me Bajernin, duke shpresuar te një gabim tjetër nga ana e kampionëve në fuqi.