SPORT, 20 Shkurt 2022, 15:11

Bajerni synon transferimin e talentit holandez, drejtuesit nisin bisedimet me Ajaksin

Bajerni synon transferimin e talentit holandez, drejtuesit nisin bisedimet me

Ryan Gravenberch është njëri nga talentet më të mëdhenj në Evropë, e që ka shkëlqyer vitet e fundit me Ajaksin, i cili është kthyer në prioritetin e Bayern Munich.

19-vjeçarit i skadon kontrata me Ajaksin në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke bërë që Ajaxi të vendos shitjen e tij.

Mediat kanë raportuar se Bajerni i Munihut është futur në bisedime me Ajaksin për transferimin e talentit të madh. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka vendosur që ta largojë holandezin nga Ajaksin dhe skuadrat e mëdha janë vënë në lëvizje për të.

Përpos Bayernit, në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Çelsi, Mançster Junaitid dhe Juventusi. Gjithsesi, Ajaksi synon që nga shitja e xhevahirit të tyre të fitojë rreth 30 milionë euro. Këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë.