TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi e eliminoi nga Kupa e Italisë, Fiorentina merr një tjetër fitore me peshë përballë Atalantës (1-0), kësaj radhe në kampionat.
Një gol i Piatek në minutën e 56-të ka vulosur fatin e kësaj sfide direkte për Kupat e Europës dhe falë këtij suksesi Fiorentina ëndërron një vend në Champions League.
Ndeshja ka qenë e luftuar, madje miqtë kanë arritur të shënojnë një gol, që është anuluar nga VAR.
Fiorentina ngjitet në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Atalanta është futur në një krizë rezultatesh, pasi tashmë ka shkuar në pesë numri i ndeshjeve pa fitore në Serie A.
Skuadra e Gasperinit po vë në dyshim serioz pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.