TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi nuk ka përfituar nga hapi i gabuar i Milanit përballë Udinezes, pasi është ndalur edhe vetë në barazim kundër Xhenoas (0-0) të parafundit në renditje, duke mbetur kështu në vendin e dytë në klasifikim.
Zikaltërit duket se kanë harruar të fitojnë, pasi suksesi në Serie A mungon prej katër javësh.
Skuadra e Inzagit u shfaq edhe një herë në vështirësi në finalizim para portës, duke konfirmuar se ekipi ka shpenzuar shumë energji deri tani dhe as rotacioni që po përdor trajneri, nuk po funksionon. Rastet munguan në pjesën e parë ndaj Xhenoas që u tregua shumë agresive, ndërsa në të dytën lëshoi terren duke u mbrojtur me shumë forca.
Por Interi iu afrua golit vetëm duke goditur një herë traversën e më pas me tentativa që sollën pak rreziqe përballë Sirigut. Ndaj në fund, barazimi 0-0 solli vetëm një pikë, që lë përsëri kampionët në fuqi në ndjekje të Milanit.