TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është mbyllur në barazim sfida e luajtur mes Milanit dhe Udinezes (1-1), në të cilën rastet ishin të shumta, por ajo që buzëqesh në fund është Interi.
Milani e nisi shumë mirë sfidën dhe pas disa rastesh të krijuara arriti të kalonte në avantazh në minutën e 30 me sulmuesin Leao. Kuqezinjtë kishin lojën nën kontroll, por atëherë kur nuk pritej erdhi goli i barazimit. Udineze shënoi më Udogin, i cili përfitoi nga një top i kthyer në zonë me roveshatë nga Pereira dhe pak hapa larg portës nuk e kishte të vështirë të shënonte.
Me këtë barazim Milani shkon në kuotën e 57 pikëve, por mund të barazohen nga Interi që do të luajë ndeshjen e saj kundër Xhenoas.