TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stefano Pioli ka pranuar se Milni i tij nuk po bën mirë sidomos jashtë fushë në këtë pikë të sezonit. Trajneri i kuqezinjve komentoi për “Sky” humbjen përballë Fiorentinës duke e cilësuar si pasojë e një pjese të parë të dobët ku ekipi nuk kishte qenë në ritmin e duhur,
“E kishim përgatitur ndeshjen si të ishte shumë e rëndësishme. Në pjesën e parë Fiorentina ka bërë më mirë se ne sa i përket cilësisë dhe energjive, Në pjesën e dytë kemi bërë më mirë, pavarësisht penalltisë dhe rastit që kishim për të barazuar. Nuk interpretuam mirë pjesën e parë dhe kjo na penalizoi.
Mendja në Londër? Jo, jo, jo, nuk është absolutisht kjo. Fiorentina ka luajtur më mirë se ne, por jo sepse po mendonim për Totenhemin. Nuk kemi menduar kurrë për Totenhemin. Duhej të bënim gjërat më mirë. Ishte një ndalesë që nuk na duhej dhe që nuk e dëshironim.
Milan tjetër në Londër? Do të jetë një ndeshje e ndryshme, një ndeshje për brenda apo jashtë, pasi ndeshja e sotme nuk vlen. Janë dy skuadra që do të luajnë në maksimum. Me siguri Milani do të jetë gati.
Është e vërtetë që Milani jashtë nuk po ecën, është një e dhënë që na penalizon shumë dhe është e çuditshme për statistikat që kemi pasur gjithmonë. Duhet të bëjmë më mirë pasi kemi cilësitë për të bërë më mirë nga kjo që kemi bërë sonte. Kemi vrapuar shumë por jo mirë.
De Ketelare? Ka bërë disa gjëra të mira, por është e qartë që faza jonë ofensive nuk ishte aq krijuese dhe për sulmuesit bëhet e vështirë që të gjejnë hapësirën dhe kohën. Ai lëvizi mirë, por skuadra mund të bënte më shumë në lëvizjet pa top” theksoi Pioli pas ndeshjes.