TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit që do të përcaktojë në pjesën më të madhe të mundësive vijimin e garës për korçarët, Skënder Gega mund të mbështetet te një grup më i plotë për të përballuar këtë sfidë.
Përballë Egnatias në kampionat, Skënderbeu do të ketë vetëm një mungesë të rëndësishme, siç është ajo e Randi Dumfurit, për shkak të kartonëve të verdhë.
Duke lënë mënjanë mungesën e Meksit, që duket se ka mbyllur gjithë sezonin dhe madje me shumë mundësi aventurën e tij te Skënderbeu, Randi do të jetë i vetmi problem për Gegën në ndeshjen vendimtare të së dielës.
Në seancën stërvitore të së enjtes, trajneri ka filluar që të mendojë edhe për formacionin e mundshëm që do të hedhë në fushë përballë rrogozhinasve. Saktësi në pasime, qarkullim i dendur i topit dhe mbi të gjitha finalizim i rasteve të krijuara kanë qenë porositë e Gegës në seancën që zgjati 90 minuta.
FORMACIONI
Shpresat për një fitore janë të mëdha dhe për këtë arsye Gega është i gatshëm për të zgjedhur më të mirët në fushë ndaj kundërshtarit direkt, Egnatias.
Trajneri do të ketë edhe alternativa për zëvendësime, që në javët e fundit i kanë shkaktuar jo pak dhimbje koke.
Ngaporta do ta nisë Rexhepi, i cili është në 100% të mundësive dhe para tij do të luajë dyshja e qendrës e formuar nga Shehi dhe Sadriu.
Për të kompletuar repartin difensiv do të mendojë kapiteni Zguro në të majtë dhe Frashëri në të djathtë.
Në mesin e fushës, Zhan Viktor dhe Moraesh, do të jenë dy ekranet që do të mendojnë për prishjen e aksioneve kundërshtare dhe ndërtimin e lojës së Skënderbeut.
Mara pritet të jetë i vendosur disi më para dy brazilianëve, ndërsa në repartin e avancuar, Vrapi nga njëra anë dhe Berisha në anën tjetër, do të mbështesin Pusin në majë të sulmit.
Lajm i mirë për Gegën është riaftësimi i plotë i sulmuesit Mensah, i cili do të jetë në dispozicion për këtë takim, nuk dihet nëse do të aktivizohet.