TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Fiorentinës, me rezultatin 2-0, dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë ku e pret skuadra e Interit që nga ana e tij, eliminoi Milanin. Finalja do të luhet më 11 maj.
Juventusi donte t’i mbyllte llogaritë sa më shpejt dhe pas gjysmë ore lojë kishte një mundësi të mirë shënimi, por Dusan Vlahovic nuk ia doli ta ndëshkonte ish-skuadrën.
Atë që nuk e bëri sulmuesi serb e bëri Federico Bernardeschi (32'), i cili më një “volej” brenda zone shënoi në portën e Fiorentinës që e bëri të famshëm. Ekipi i Italianos u mundua të reagonte, por Perin bëri një pritje fantastike ndaj Cabral.
Pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë Quarta vuri në provë sërish portierin e Juventusit, që ishte vendimtar me pritjen e tij. Bardhezinjtë reaguan, por ishin të pafat. Zakaria u ndal nga shtylla pingule.
Fiorentina nuk u dorëzua dhe provoi me Biraghi me një goditje dënimi. Në minutën e 69-të Adrien Rabiot e çoi topin në rrjetë, por festa bardhezi u prish nga VAR për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi me rëndësi ishte fitorja në fund dhe Juventusi e mori, madje duke shënuar në shtesë edhe golin e dytë me brazilianin Danilo (9'+4).