SPORT, 19 Prill 2022, 23:11

Interi triumfon ndaj Milanit dhe shkon në finalen e Kupës së Italisë

Interi triumfon ndaj Milanit dhe shkon në finalen e Kupës së

Interi ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur bindshëm rivalët e përjetshëm të Milanit (3-0) në derbi, në një ndeshje mjaft interesante në “San Siro”.

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, Milanit i interesonte edhe një barazim me gola në duelin e kthimit pasi në Itali nuk është hequr rregulli i golit jashtë fushe.

Në minutën e katërt, një aksion nga e djathta i Interit gjen Lautaro Martinez, i cili gjuan direkt në portë me një predhë të pandalshme nga Menja, duke i dhënë avantazhin Interit

Në të 40', aksion i shpejtë i Korrea, i cili gjen hapësirën për të nxjerrë Lautaro Martinezin të vetëm para Menjs. Argjentinasi nuk gabon dhe dyfishon shifrat për Interin.

Minuta e 66-të. Gol i anuluar për Milanin. Pas një goditje këndi, topi shkon te Benaser jashtë zonës me mesfushorin i cili lëshon një predhë të pakapshme për Handanoviç. Protestojnë zikaltërit pasi pretendohet për një pozicion jashtë loje të dy lojtarëve që pengojnë rrezen e Handanoviç dhe gjyqtari shkon të vëzhgojë VAR. Pas dy minutash, ai vlerëson se ky pozicion kishte ndikim në aksion dhe anulon golin.

Zikaltërit tundin për herën e tretë rrjetën në minutën e 82-të dhe mbyllin diskutimet e kualifikimit pas një aksioni perfekt me Brozoviç i cili shpërthen në krahun e djathtë dhe pason në shtyllën e dytë për Gosens i cili shtyn sferën në rrjetë.