SPORT, 21 Prill 2022, 17:36

Interi përgatit goditjen në mesfushë, ja gjashtë emrat për pasardhësin e Brozoviçit

Interi përgatit goditjen në mesfushë, ja gjashtë emrat

Marselo Brozoviç është i pazëvendësueshëm për Inzagin dhe kjo është provuar tashmë disa herë. Pikërisht për këtë fakt, tek Interi objektivi madhor i merkatos së verës është të gjejë një rezervë të denjë për kroatin, që të ofrojë siguri në mesfushë.

Leandro Paredes, argjentinasi i PSG-së e Zhordan Veretu, francezi i Romës, janë profilet që më së shumti u pëlqejnë drejtuesve zikaltër, të cilët nuk e kanë ndalur me kaq kërkimin e tyre.

Në radhë janë Morten Hjulmand i Leçes që ofron siguri dhe vizion, po ashtu si mesfushori i Marsejës, Bubakar Kamara dhe Gonzalo Vijar, spanjolli i Romës, i huazuar aktualisht te Getafe.

Në fund, listës prej gjashtë emrave për të zëvendësuar Brozoviçin i shtohet Lusien Agume, francezi që është në pronësi të Interit dhe i huazuar te Bresti, ku ka bërë një sezon të mirë, aq sa ka bindur zikaltrit ta kthejnë në bazë.