TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vazhdon lufta e legjendës së futbollit Pele me sëmundjen që ka. Ai është shtruar sërish në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo. Një shtrim në spital i paplanifikuar ky dhe që i ka shqetësuar të gjithë pasi gjendja e legjendës mund të jetë përkeqësuar.
Gjithçka është bërë e ditur nga ESPN, ndërsa raportohet ndër të tjera se ai nuk ndodhet në kujdesin intensiv. Një lajm ky që e ka qetësuar disi botën e futbollit.
Ylli brazilian po trajtohet vazhdimisht pasi është operuar për kancerin e zorrës së trashë që e zbuloi shtatorin e kaluar. Muajt e fundit ai është shtruar vazhdimisht në spital. Sipas asaj që kanë thënë familjarët e tij, situata nuk është shqetësuese, por ai duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve.