TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSG është vetëm një pikë larg titullit kampion në Francë, pas suksesit të sotëm ndaj Angers në transfertë.
Edhe pse me mungesa, skuadra parisiene e ka pasur të thjeshtë të gjejë suksesin duke triumfuar me shifrat 3-0 e duke bërë që t’i mjaftojë një barazim në sfidën e radhës për t’u shpallur matematikisht kampione për herë të 10 në histori.
Kilian Mbape kaloi në avantazh PSG-në në mesin e pjesës së parë, ndërsa në fundin e saj ishte Serxhio Ramos i cili dyfishoi shifrat me një gjuajtje me kokë. Në pjesën e dytë, Markinjos realizoi edhe golin e tretë duke mbyllur diskutimet e kësaj sfide.
Kështu, PSG mund të shpallet kampion me një pikë ndaj Lens në ndeshjen e fundjavës, për të mbyllur diskutimet e kampionatit për skuadrën e Poçetinos.