TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtunën rreth orës 5 të pasdites, do të luhet në stadiumin e Wembley dueli i “titanëve” ndërmjet Fury dhe Whyte.
Në stadium priten të jenë 96 mijë tifozë, një shifër tepër e lartë dhe emocionet do të jenë rrënqethëse.
Kampioni aktual i botës në boks për peshat e rënda, Tyson Fury, do të mbrojë për herë të dytë titullin që fitoi në vitin 2020.
Kundërshtari i tij, Dillian Whyte, e ndjenë veten të përgatitur për t’u përballur me “The Gipsy King”.
Prezantimi i ndeshjes ishte i qetë dhe miqësor, madje ata i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe buzëqeshën së bashku.
“Ai është një luftëtar i mirë”, shtoi “The Gypsy King”.
“Një burrë i mirë, i fortë. Ai ka një grusht të fuqishëm, ka hedhur “knockout” shumë burra.
Ka nevojë për shumë respekt dhe kjo është ajo që unë i kam dhënë atij nga kampi im stërvitor. Ky është boksi i peshave të rënda. Çdokush mund të fitojë me një grusht.
Nëse nuk do të jem në formë, ky djalë do më rrëzojë”, u shpreh Fury.