SPORT, 20 Prill 2022, 18:17

Del Piero president te Juventusi? Flet Moxhi: Me gjithë respektin më të madh për të, por…

Del Piero president te Juventusi? Flet Moxhi: Me gjithë respektin më

Mediat italiane në ditën e fundit kanë publikuar lajmin se kthimi i Alesandro Del Pieros në stadiumin e Juventusit pas 10 vitesh nuk ishte thjesht një vizitë kortezie.

Sipas tyre, Del Piero projektohet si presidenti i ri i klubit bardhezi, pasi është një figurë e cila do të bashkonte përsëri tifozët dhe do t’i afronte me skuadrën e cila është gjendur nën një breshëri kritikash në këto dy vite.

Por një emër që njeh shumë mirë Del Pieron dhe ambientin bardhezi, Luçiano Moxhi, nuk e sheh të mundur realizimin e këtij skenari, por vazhdimin e mbretërimit të Andrea Anjelit në postin më të lartë në klub.

“Nuk besoj të ndodhë, mendoj se Juventusi do të vazhdojë të qëndrojë kështu siç është pasi në 10 vite kanë fituar 9 tituj kampion. Me gjithë respektin më të madh për Del Pieron, por pozita e Andreas është solide. Unë nuk shoh revolucione.

A e shoh si drejtues? Unë e kujtoj si lojtar, ashtu si Pavel Nedved. Pastaj çështjen e drejtuesit duhet ta përcaktojë kush e ka situatën në dorë”, tha Moxhi këndvështrimin e tij rreth zërave të fundit që kanë qarkulluar në mediat italiane.