SPORT, 21 Prill 2022, 16:34

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, ja përfitimet financiare nga ana e UEFA-s

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, ja përfitimet financiare nga

Shqipëria në sezonin 2022- 2023 do të marrë pjesë me katër ekipe në Kupat e Europës.

Skuadra kampione e nis aventurën europiane nga turi i parë kualifikues në Champions League.

Ndërsa tre ekipet e tjera, që presupozohet fituesja e Kupës së Shqipërisë si dhe klubet që renditen në fund të kampionatit në vendin e dytë dhe të tretë, e nisin nga turi i parë në Ligën e Konferencës.

Përfituesi më i madh mbetet ekipi kampion, që edhe në rastin më të keq, duke i humbur të gjitha përballjet, i ka të sigurta 810 mijë euro.

Ndërsa skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Konferencës minimalisht (në rast eliminimi në turin e parë) kanë të garantuara 250 mijë euro.