TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.
Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet e legjionarëve që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në këtë fundjavë.
I pari në këtë klasifikim është renditur Anis Mehmeti, i cili është vlerësuar me notën 8,00, nga ku ka realizuar gol me skuadrën e tij në Angli, Uajkomb.
I dyti renditet portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili vlerësohet me notën 7,8, nga ku ruajti portën e paprekur në fitoren 0-1 të Torinos ndaj Salernitanës.
I treti klasifikohet, Arbnor Mucolli, i cili është vlerësuar me notën 7,5, nga ku ka kryer paraqitje pozitive me fanellën e Vejles në Danimarkë.
I katërti renditet Lindon Selahi, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka shkëlqyer në ndeshjen ku Rijeka e tij triumfoi në transfertë kundër Istras në elitën e futbollit kroat.
I pesti klasifikohet, Taulant Xhaka, i cili vlerësohet me notën 7,4, nga ku ka shënuar me Bazelin e tij në duelin ndaj Jang Bojsave.
VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE”
