TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventus-Inter ofron gjithmonë shkëndija, por në të njëjtën kohë edhe shumë polemika, ndonëse mbrëmjen e djeshme ata që kanë dalë të fituar nga vendimet e gabuara të arbitrit dhe sistemit VAR ishin zikaltrit.
Në analizën e thelluar të bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pressing” në rrjetin “Mediaset”, moviolisti Graciano Çezari ka bërë një analizë të theksuar:
MINUTA E 23-të – “Brenda pak sekondave dhe duke parë standartin e të lëshuarit shumë lehtë kartonët e verdhë, në një moment të parë, Rabio i ndëshkuar më parë, bën një faull të kotë ndaj Lautaros, por Irrati del nga standarti i tij dhe e kursen të verdhën e dytë.
Madje, kjo mund të qëndronte shumë më shumë sesa e para që lëshoi për juventinin. Ndërkohë, rinis aksioni dhe Lautaro, gjithashtu i ndëshkuar pas 2 minutash lojë, edhe pse me shumë kohë vonesë godet Kielinin në kavilje dhe e verdha e dytë ishte mëse e drejtë për t’u dhënë. Mungojnë dy kartonë të kuq, nëse gjithmonë Irrati do të kishte ruajtur standartin e tij”.
MINUTA 43-të – “Në këtë moment akordohet penallti për Interin. Dumfris rrëzohet mes këmbëve të Moratës dhe Sandros, por këtu arbitri gabon dy herë.
Teksa kishte një pamje perfekte të episodit, ai jo vetëm që bën me shenjë të vazhdohet, por më pas thirret nga VAR-i dhe për më tepër në monitor nuk qëndron më shumë se 2 sekonda për të konfirmuar se është penallti. Irrati nuk kishte nevojë për VAR për të akorduar penalltinë.
Gjithsesi, kaosi ndodh më pas, kur Çalhanoglu godet dhe Shezni grushton, ndonëse vazhdimi i aksionit përfundon në rrjetë. Irrati çmendet sërish, pasi vërshëllen faull të Çalhanoglusë ndaj Danilos, por nga VAR-i i theksojnë, se dikush ka hyrë në zonë dhe ka ndërhyrë në aksion. Dhe me të drejtë, De Ligt që shkeli i parë zonën ndërhyri, ndaj duhej rigjuajtur”.
MINUTA E 53-të – “Në këtë rast pretendon Juventusi dhe me shumë të drejtë. Bastoni ndërhyn ndaj Zakarias, duke e goditur në pulpë, pasi lojtari bardhezi i mori kohën. Irrati ishte aty pranë dhe akordon faull, por nevojitet që të shihet nëse ky moment ishte brenda apo jashtë zonë.
Irrati në këtë rast pret VAR-in dhe nuk kërkon që ta shohë vete, por nga kabina e regjisë e çojnë në gabim. Ndoshta dikush llogarit se topi është larg, por në këtë rast Zakaria njërën këmbë e ka brenda, tjetrën mbi vijë, ndërsa Bastoni të dyja brenda.
Topi që është larg nuk duhet bërë pjesë e analizës dhe kjo ishte një penallti shumë e qartë, e cila iu mohua Juventusit. Ndërkohë, në dy minutat e takimit ishin dy kontakte, Shkriniar-Vlahoviç që markuan njëri-tjetrin në zonë dhe një prekje pa dashur e Darmian kundër De Ligt, që nuk janë as limitit më të vogël për penallti”, përfundoi Çezari.