SPORT, 3 Prill 2022, 17:36

Seria A/ Napoli bën detyrën ndaj Atalantës, Udineze "shkatërron" Kaljarin

Seria A/ Napoli bën detyrën ndaj Atalantës, Udineze

Napoli ka dalë fitimtar në përballjen me Atalantën, takim i zhvilluar në kuadër të javës së 31-të të Seria A. Skuadra e Luciano Spaletit fitoi me shifrat 3-1 përballë bergamaskëve, në një ndeshje që ishte e luftuar me të dyja skuadrat, por me napolitanët që u treguan më të saktë në konkretizimin e rasteve.

Që në minutën e 14-të me anë të një penalltie Insigne do të kalonte në avantazh Napolin, teksa në minutën e 37-të do të dyfishonte rezultatin Politano, me pjesën e parë që do të mbyllet 2-0.

Pjesa e dytë do të shikonte Atalantën më kërkuese, ku në minutën e 58-të do të arrinte të ngushtonte rezultatin 2-1, pasi De Roon ndëshkoi miqtë.

Napoli akoma nuk kishte thënë fjalën e fundit të tij, pasi 9 minuta nga fundi i takimit, Elmas do të firmoste një nga golat e kësaj ndeshjeje dhe do të vuloste rezultatin final 3-1 të këtij takimi. Me këtë fitore napolitanët shkojnë në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Milan i cili ka një ndeshje më pak, ndërkohë Atalanta mbetet në vendin e 7-të me 51 pikë.

Në takimin tjetër Udineze shkatërroi 5-1 skuadrën e Kaljarit. Skuadra mike do të ishte ajo që do të kalonte e para në avantazh në minutën e 32-të me anë të Joao Pedro me festën që zgjat vetëm 6 minuta, ku më pas do të fillonte edhe festivali i golave nga skuadra vendase. Becao 38’, Beto 45’, 49’ dhe 73’, Molina 59’ ishin edhe autorët e golave në fitoren e javës së 31-të të kampionatit italian.

Me këtë fitore Udinese arrin në kuotën e 33 pikëve në vendin e 12, ndërsa Kaljari në vendin e 17-të me 25 pikë, teksa rrezikon dhe mbijetesën. 

Seria A/ Napoli bën detyrën ndaj Atalantës, Udineze