SPORT, 3 Prill 2022, 23:15

La Liga/ Barcelona “shkel” edhe Seviljen dhe kap vendin e dytë

La Liga/ Barcelona “shkel” edhe Seviljen dhe kap vendin e dytë

Barcelona ka marrë fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë ndaj Seviljes me rezultatin 1-0.

Katalanasit i marrin ekipit nga Andaluzia edhe vendin e dytë në renditje dhe tani numërojnë 12 pikë më pak se Real Madrid, me një ndeshje më pak.

Fatet e ndeshjes së sotme u vendosën nga goli i talentit të mesfushës, Pedri, në minutën e 72-të.

Pavarësisht se përfundoi me vetëm një gol, Barcelona ishte kërkuese gjatë gjithë kohë dhe kishte raste shumë të mirë shënimi me Araujo dhe Pike, kurse Sevilla në fund iu afrua barazimit me Augustinsson.