SPORT, 3 Prill 2022, 16:27

VIDEO/ Skena turpi, tifozi futet në fushë, dhunohet portieri në Superligën e Kosovës

VIDEO/ Skena turpi, tifozi futet në fushë, dhunohet portieri në

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit nuk ishte e thënë të përfundonte. Sfida e Superligës së Kosovës u ndërpre në minutën e 90-të. Gjithçka ndodhi pas një goli të portierit të vendasve, Enea Koliçi, i cili vendosi ekuilibrat.

Në momentin e barazimit të Gjilanit, portieri mik i Ballkanit, Stivi Frashëri mbeti i lënduar, teksa u godit nga tifozët vendas. Ai u dërgua në spital me ambulancë, për të marrë ndihmën e shpejtë.

Pamjet tregojnë qartazi se si dy tifozë të Gjilanit e kanë sulmuar gardianin korçar. Për më tepër shikoni videon: