TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Berat Gjimshiti nuk e ka mbyllur dot ndeshjen e sotme të Atalantës ndaj Napolit, duke u zëvendësuar në minutën e 62-të të duelit. Nuk ishte një zgjedhje taktike, por një zëvendësim i detyruar për shkak të një dëmtimi të mbrojtësit. Sigurisht që kjo situatë shqetëson sidomos Atalantën në momentin kyç të sezonit, por edhe përfaqësuesen kuqezi në perspektivën e ndeshjeve të qershorit për Ligën e Kombeve.
Lojtari kishte probleme me shpatullën, ndaj kërkoi zëvendësim dhe trajneri Xhampiero Gasperini ka pranuar se nuk ishte një shqetësim i vogël.
“Nuk besoj se mund ta shohim në fushë të enjten. Ka nxjerrë shpatullën, duhet të shohim gjendjen e tij”, pranoi i shqetësuar tekniku Gasperini pas sfidës, duke menduar për ndeshjen e Ligës së Europës që skuadra e tij luan kundër Lajpcigut.
Tani mbetet të shihet periudha e rikuperimit të Gjimshitit, i cili në këtë sezon ka vuajtur një tjetër dëmtim në krah, kur luante me Shqipërinë ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit 2022 dhe u desh të qëndronte për dy muaj jashtë fushave të lojës.