SPORT, 3 Prill 2022, 20:17

Vetëm dy minuta për Kumbullën, Roma mposht me vështirësi Sampdorian

Vetëm dy minuta për Kumbullën, Roma mposht me

Roma ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Sampdorias (1-0), në sfidën e javës së 31-të të Serisë A.

Një trepikësh që tashmë i ngjit verdhekuqtë në vendin e 5-të, teksa parakalojnë kështu Lazion me 2 pikë. Për djemtë e Jose Mourinhos kjo është fitorja e dytë rresht në kampionat.

Golin e vetëm të këtij takimi arriti ta shënonte Mkhitarian në minutën e 27-të, teksa do të rezultonte edhe goli i fitores për Romën.

Kujtomë se në këtë duel, Mourinho kishte rezervuar vetëm dy minuta për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën, teksa e futi në lojë në minutën e 90+2.