SPORT, 3 Prill 2022, 13:26

Liverpool i lë të gjithë me gisht në gojë, arrin marrëveshje me Salah

Liverpool i lë të gjithë me gisht në gojë, arrin

Mohamed Salah u përfol si objektiv i PSG për të zëvendësuar Lionel Messin, por situata ka ndryshuar.

Mendohej se egjiptiani dhe Liverpool ishin larg rinovimit.

Tani mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se Salah ka arritur akordin me “The Reds”, ndërkohë zbulohen edhe detajet e kontratës.

Sulmuesi do të nënshkruajë për tre vite, me opsion edhe për një sezon të katërt.

Paga e Salah do të kapë shifrën e 400 mijë sterlinave në javë.