TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Totenhemi fitoi 5-1 përballë Njukasëllit, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Moment i mirë për skuadrën e Antonio Kontes, që regjistroi triumfin e tretë radhazi në kampionat dhe ndan përkohësisht vendin e katërt me Arsenalin me nga 54 pikë, por djemtë e Artetës kanë luajtur dy ndeshje më pak.
Të parët kaluan në avantazh “Qymyrxhinjtë”, me Fabian Schar që zhbllokoi takimin në minutën e 39-të. Gjithsesi, vendasit reaguan dhe Ben Davies riktheu baraspeshën me kokë një minutë përpara fundit të fraksionit të parë.
Pjesa e dytë nuk kishte histori, Tottenham realizoi katër gola me anë të Matt Doherty, Son Heung-Min, Emerson Royal dhe Steven Bergwijn. Triumf i merituar për ekipin e Kontes, ndërsa Njukasëlli mbetet në vend të 15-të, 9 pikë mbi zonën e ftohtë.