SPORT, 25 Prill 2022, 17:38

Champions League/ Guardiola para sfidës me Realin: Nëse krahasojmë historinë, nuk kemi asnjë shans

Champions League/ Guardiola para sfidës me Realin: Nëse

Mançester Siti pret në “Etihad” Realin e Madridit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në konferencën përpara sfidës, tekniku spanjoll i anglezëve, Pep Guardiola, theksoi se kjo sfidë nuk duhet të nënvlerësohet dhe se lojtarët e tij duhet ta shijojnë momentin që ndodhen.

Zhezus si mbrojtës i djathtë? – Ai nuk do të luajë në atë pozicion. E kam theksuar se nuk do ta bëjë. Vinisius me Gabrielin do të ishte një përballje e bukur, por ai nuk do të luaj aty. Ndoshta vetëm për pak minuta.

Uollker dhe Stons? – Kam dyshime. Kajli nuk është stërvitur prej 10 ditësh, ndërsa Xhoni që nga Brajtoni. Prandaj nuk e di nëse do të stërviten. Do ta shoh nesër se si do të ndihen dhe do të marrë një vendim.

Kundër mbretërve të Champions-it? – Për të arritur në gjysmë-finale dy herë radhazi është e vështirë. Ka shumë skuadra të mira që nuk janë këtu dhe një ditë as ne nuk do të jemi. I kam thënë lojtarëve që ta shijojnë këtë moment. Ne nuk e dimë nëse do të jemi sërish në këtë pozicion. Ta shijojmë dhe të përpiqemi të jemi vetvetja në momente të këqija dhe të mira.

Historia e të dyja skuadrave? – Historia është aty, ne nuk e ndryshojmë dot. Por do të jetë 11 kundër 11 dhe një top në lëvizje. Janë disa probleme që ne i kemi dhe ata jo.

A do të fitojë Siti më shumë Champions nëse triumfon këtë vit? – Nëse e krahasojmë historinë tonë me atë të atyre, ne nuk kemi asnjë shans. Ne kemi dëshirë të përballemi me këto ekipe. Është një mundësi për t’u rritur. Njësoj sikur të luajmë me Bajernin ose Barcelonën ose shumë ekipe të tjera në këtë pozicion. Të arrish finalen është gjithmonë një mësim i mirë.