SPORT, 25 Prill 2022, 11:00

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas, ka qenë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për legjionarët që janë aktivizuar në kontinentin e vjetër këtë fundjavë.

I pari në këtë renditje është Arbnor Mucolli, i cili vlerësohet me notën 7,8, ku ka kryer një paraqitje pozitive me skuadrën e tij Vejle në Danimarkë.

I dyti është renditur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili vlerësohet me notën 7,6, ku ka arritur të shënojë me penallti me Specian në ndeshjen ndaj Torinos.

I treti klasifikohet, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili është vlerësuar me notën 7,5, ku pavarësisht humbjes me përmbysje ndaj Milanit ka qenë disa herë vendimtar me ndërhyrjet e tij për Lacion.

I katërti në këtë renditje është Ermir Lenjani, i cili është vlerësuar me notën 7,4, ku ka qenë vendimtar te goli i dytë për Grasshopersin e tij në duelin ndaj Lozanës në Zvicër.

I pesti renditet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka kryer një ndeshje mbresëlënëse ndaj Napolit me fanellën e Empolit.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE” 

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në