SPORT, 24 Prill 2022, 18:02

Çelsi harron turpërimin me Arsenalin, fiton derbin me Uest Hemin në minutat e fundit

Çelsi harron turpërimin me Arsenalin, fiton derbin me Uest Hemin

Çelsi është rikthyer te fitorja pas triumfit 1-0 në shtëpi përballë Uest Hemit, duke forcuar pozitat për një vend në zonën “Champions” sezonin e ardhshëm.

Sfida nisi me një ritëm të ulët nga ana e të dyja skuadrave,, por u ndez vetëm në minutat e fundit, ku Dauson shkaktoi një 11-metërsh për vendasit dhe u ndëshkua me karton të kuq, por Xhorxhinjo nuk shënoi.

Më pas ishte Kristian Pulisiç, i cili shënoi në minutën e 90’ për t’i dhënë tre pikët bluve dhe për të harruar atë humbje 2-4 në mesjavë përballë Arsenalit.

Sauthemptoni i Armando Brojës është ndalur në një barazim 2-2 në ndeshjen e sotme të Premier Ligës kundër skuadrës së Braiton.

Bomberi shqiptar u aktivizua  si zëvendësues në këtë sfidë, me Brojën që luajti vetëm 16 minuta në total në këtë ndeshje.

Sauthempton renditet kështu në vendin e 13 në tabelën e renditjes, me vetëm një fitore të regjistruar në 5 përballjet e fundit në Premier Ligë.