SPORT, 24 Prill 2022, 22:55

Gol në minutën e 92-të, Milani kthehet në krye me përmbysje ndaj Lacios

Gol në minutën e 92-të, Milani kthehet në krye me

Një gol i Sandro Tonali në minutën e 92-të i ka dhënë Milanit një fitore me përmbysje ndaj Lacios (1-2) duke e kthyer përsëri në kreun e Serisë A, në një duel me Interin që duket se do të vendoset vetëm në javën e fundit.

Lacio kishte vënë ndeshjen në shinat e duhura me një gol të shpejtë të Imobiles (4'), ndërsa në pjesën e parë pat edhe raste të tjera për të shënuar që nuk i shfrytëzoi. Por në të dytën, ishte Milani që e nisi me vrull dhe gjeti barazimin me Zhiru (50').

Kjo bëri që kuqezinjtë të hidheshin në sulm në kërkim të fitores dhe porta e Strakoshës u kthye në një shënjestër me gjuajtje të njëpasnjëshme që ai u mundua në të gjitha mënyrat të ndalte.

Por në fund, një pavëmendje e Açerbit solli golin e Tonali në minutën e 92-të, duke i dhënë fitoren 2-1 Milanit dhe duke e kthyer përsëri në majën e klasifikimit të Serisë A.