SPORT, 24 Prill 2022, 19:28

Liverpuli dominon derbin ndaj Evertonit, vazhdon e ndezur lufta me Sitin për titullin kampion

Liverpuli dominon derbin ndaj Evertonit, vazhdon e ndezur lufta me Sitin

Liverpuli ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titull. “The Reds” kanë fituar ndeshjen derbi ndaj Everton me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll pa gol, por me fillimin e fraksionit të dytë të lojës skuadra e Jurgen Klop u tregua më këmbëngulëse dhe arriti të gjej golin me anë të Robertson.

Origi në minutën e 85’ gjeti rrugën e rrjetës, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar 2-0.

Liverpul rikthehet kështu në ndjekje të Sitit të vendit të parë me dy skuadrat që i ndan vetëm 1 pikë diferenc. Evertoni i Frenk Lampard nga ana tjetër ndodhet në vendin e 18-të me rrezikun e rënies nga kategoria.