TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paulo Dibala është bërë emri më i lakuar për merkaton e verës, teksa ylli argjentinas prej disa javësh ka marrë vendimin që të mos rinovojë me Juventusin dhe nga 30 qershori do të jetë një futbollist me parametra zero.
Sipas asaj që raporton “Fichajes.net”, përveç Interit dhe Atletikos së Madridit, fuqishëm në garë për shërbimet e Dibalës është futur dhe Roma e Zhoze Murinjos.
Një indicie e re për 28-vjeçarin ku mund të vijojë karrierën post-Juventus.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit në Serinë A, Dibala është aktivizuar në 24 ndeshje, nga ku ka mundur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë dhe 5 asiste për shokët e tij të skuadrës.