TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri portugez i Romës, Zhoze Murinjo, duket se ka zgjedhur të përgëzojë skuadrën zikaltër, jo vetëm përpara kamerave, por edhe në privatësi.
Siç bën me dije “Corriere dello Sport”, portugezi ka shkuar pranë dhomave të zhveshjes së Interit dhe është takuar me presidentin Stiven Zhang, duke e përgëzuar për fitoren kundër ekipit të tij.
“Jeni më të fortët dhe unë shpresoj që ta fitoni ju titullin kampion. E meritoni”, ishin fjalët e Murinjos drejt presidentit zikaltër, sipas gazetës sportive italiane.