TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi do të përballet me Sasuolon në ndeshjen e javës së 34-t të Serisë A, duke nisur që nga ora 20:45.
Një takim shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit, pasi do të kërkojë pikët për të “blinduar” vendin e katërt në kampionat, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
“Është një ndeshje e rëndësishme për ta sepse do të ishte një rezultat prestigji. Ne kemi nevojë për paraqitjen e duhur, përndryshe do të dilnim me kocka të thyera. Kam ende lidhje të ngushtë me familjen Squizni, është një kënaqësi gjithmonë të kthehem edhe pse më kanë krijuar momente të vështirë ndonjëherë.
“Nuk e kemi arritur akoma vendin e katërt, por jemi kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë. Ky trofe është objektiv për ne. Do të bëjmë vlerësimet tona në fund të sezonit futbollistik”, tha Alegri.