SPORT, 24 Prill 2022, 20:56

Xhenoa i falet Badelj ndaj Kaljarit, rriten shanset për mbijetesën në Serinë A

Xhenoa i falet Badelj ndaj Kaljarit, rriten shanset për mbijetesën

Falë golit të Milan Badelj në minutën e 89-të, Xhenoa fitoi 1-0 sfidën e mbijetesës përballë Kaljarit në ndeshjen e 34-të të Serisë A. Me këtë sukses, ligurianët shkojnë në 25 pikë, duke barazuar Salernitanën, ndërsa janë vetëm tri pikë më pak se Kaljari, i cili fillon të shikojë “makthet” e rënies.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë mes dy skuadrave mbyllet pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të dyja ekipet kërkojnë golin e fitores, por pa mundur të finalizonin rastet e krijuara.

Pikërisht kur rezultati 0-0 duket i pashmangshëm, shfaqet Badelj që me këmbën e djathtë mposht Cragnon, duke nënshkruar 1-0 që reziston deri në bilbilin e trefishtë të Valerit, me vendasit që marrin kështu një fitore jetike që mund të vendosë shumë mbi fatet e mbijetesës në Seria A.