TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo iu ka mbyllur gojën kritikave me një tjetër tregolësh, kësaj radhe përballë Noruiçit, me Mançester Junajtid që fiton 3-2.
Portugezi shënoi dy herë në pjesën e parë (7’, 32’), duke e bërë këtë sfidë të dukej e lehtë për “Djajtë e Kuq”, por Noruiç nuk u dorëzua duke barazuar shifrat (Doell 45+1’, Puki 52')..
Në minutën e 76-të ishte sërish Ronaldo, i cili me anë të një goditje dënimi dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë tre pikët Mançester Junajtid.
Tani skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnik futet sërish në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, si pasojë edhe e humbjes së Totenhemit dhe Arsenalit.
