AKTUALITET, 8 Janar 2018, 16:23

Skënderbeu reziston vetëm një pjesë, në të dytën korçarët shkërmoqen nga Bursaspori

Skënderbeu reziston vetëm një pjesë, në të

Rezistoi pjesën e parë, por në të dytën pësoi tre gola. Skënderbeu humbi 3-0 miqësoren me Bursasporin, të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Yusuf 48’, Bakish 89’ dhe Kembo 93’ (pen) ishin autorët e golave të skuadrës turke të Superligës (vendi i 9-të në përfundim të fazës së parë).

Kjo ishte ndeshja e parë e korçarëve në fazën përgatitore në Turqi.