AKTUALITET, 8 Janar 2018, 13:03

Ish-deputeti i PS-së shpërblehet me postin e kreut të Përmbaruesit

Ish-deputeti i PS-së shpërblehet me postin e kreut të

Zyra e Përmbarimit ka një drejtues të ri, i cili është emëruar sot nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Drejtuesi i ri është Pirro Lutaj, ish-deputet i Partisë Socialiste në mandatin e parë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Drejtësisë.

Ndërkohë Lutaj nuk ishte në listën për deputet të PS, për zgjedhjet e fundit. Ai ka qenë deputet i Fierit deri në vitin 2017.

Ndonëse nuk u fut në list, ai nuk e kontestoi vendimin e Ramës.

Tashmë duket se u shpërblye për punën e bërë.