AKTUALITET, 8 Janar 2018, 14:22

Një person pa ndjenja në rrugë, qytetari shkruan: Rroftë Edi Rama

Një qytetar është gjetur i shtrirë dhe gati i pavetëdijshëm në rrugën e fshatit Cakran, Fier.

Nuk dihet identiteti i tij apo se çfarë mund të ketë, por qytetari që ka dërguar fotot për JOQ.al shprehet se mundi që ta ndihmojë duke e tërhequr dhe larguar nga mesi i rrugës dhe kaq.

Qytetari u shpreh:

2018 dhe njerëzit po vdesin rrugëve dhe askush s'merr mundimin t'i ndihmojë. Rroftë Edi Rama! E pashë të shtrirë në rrugë dhe thjesht e kalova në trotuar. Ku janë ambulancat apo policia?"

Por, nuk dihet nëse është njoftuar ambulanca apo policia.

Ky person gjendet shumë pranë njësisë administrative Cakran të Fierit.