AKTUALITET, 8 Janar 2018, 14:06

KLP, tërhiqet nga gara Arta Marku dhe Dritan Rreshka

Është tërhequr nga gara për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Arta Marku.

Ky vendim ka ardhur pas zgjedhjes së saj si kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Sipas report tv Marku ka paraqitur dorëheqjen e saj nga gara pranë burimeve njerëzore në institucionin prokurorisë.

Veç Arta Markut, nga gara u tërhoq edhe Dritan Rreshka, i cili prej disa ditësh u emërua krye të prokurorisë së Tiranës me firmë të zonjës Marku.

Tashmë nga 19, në garë kanë mbetur vetëm 17 kandidatë për anëtar të KLP.

 

foto_5.jpg