AKTUALITET, 8 Janar 2018, 14:44

Ironizon Vasili: Edhe i "suksesshëm" edhe e shkarkuan Haki Çakon

Ironizon Vasili: Edhe i "suksesshëm" edhe e shkarkuan Haki

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka komentuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në një postim në Facebook, duke ironizuar ka shkruar se Çako ka qenë i suksesshëm dhe i duket çudi si e shkarkuan.

Postimi i plotë

Edhe i "suksesshem" edhe e shkarkuan Haki Çakon.

Te "suksesshmit" zakonisht dekorohen ndersa keta i heqin.

Gjithe ajo droge pa fund ne kohen e Çakos ishte nje arritje e "papare" dhe me parate e se ciles kryeministri bleu zgjedhjet.

Cfare kryeministri mosmirenjohes, si e shiti ish drejtorin me te cilin priu dhe be njesh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para te te gjithe medias boterore.