AKTUALITET, 8 Janar 2018, 13:41

Tjetër lëvizje e kryeprokurores, largon nga detyra Këshilltarin për Median

Tjetër lëvizje e kryeprokurores, largon nga detyra Këshilltarin

Pas marrjes së detyrës, prokuororja e përkohshme, Arta Marku, janë bërë një sërë ndryshimesh në këtë institucion. Së fundmi, një tjetër emër, staf i ngushtë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ai është Këshilltari për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, Albi Serani.

Në një mesazh përshëndetës drejtuar mediave, Serani thotë se eksperienca e tij në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një periudhë shumë intensive dhe e ka ndihmuar në aspektin profesional. Por Serani nuk jep asnjë shpjegim për motivacionin pse është hequr nga ky pozicion në Prokuror.